Nëna e tij po nxirrej e gjallë nga rrënojat pas 178 orëve, djali i saj qan dhe bërtet nga gëzimi

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 15:01
Nëna e tij po nxirrej e gjallë nga rrënojat pas 178 orëve, djali i saj qan dhe bërtet nga gëzimi

Në Turqi, një e moshuar është nxjerrur nga rrënojat pas 176 orësh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i djalit të saj, që nuk mund të ndalte lotët e gëzimit dhe britmat kur kuptoi se nëna e tij e po nxirret e gjallë, pasi 176 orë qëndroi e ngujuar.

Në fotografi shihet i riu i cili vazhdimisht qante me zë të lartë dhe nuk mund të ndalej duke bërtitur nga gëzimi, që nëna e tij po nxirrej nga pjesëtarët e ekipit të kërkim-shpëtimit.

(Kosova Sot Online)