Shtyhet seanca për dialogun

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 18:01
Shtyhet seanca për dialogun

Nga Kuvendi vjen njoftimi se është shtyrë për një ditë tjetër, seanca e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi kryeministri Albin Kurti e lëshoi seancën, opozita kërkoi pauzë derisa ai të kthehet. Pas më shumë se një orë pauzë, kryeministri nuk u kthye dhe opozita vendosi që seanca të mos vazhdojë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Të nderuar deputetë, me kërkesë të opozitës, meqenëse nuk e kemi kryeministrin të pranishëm, kërkohet që të shtyhet kjo seancë. Për datën do të vendosë kryesia”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, partisë që e thirri këtë seancë, tha se ajo nuk ka kuptim pa prezencën e shefit të Qeverisë.

(Kosova Sot Online)