Pezullohet puna në disa horizonte në Trepçë

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 22:50
Pezullohet puna në disa horizonte në Trepçë

Para 17 ditëve ka pasur prishje të kabllos së energjisë elektrike në mes të horizonteve 5 e 7 të minierës në Trepçë.

Është dashur të ndodhte një prishje në mënyrë që të bëhet ndërrimi i një kablloje 70 vjeç të vjetër.

Ishte pikërisht ajo arsyeja që tash e 17 ditë, u pezullua puna në horizontet 5 dhe 7 .


Kablloja e re me gjatësi 180 metra tashmë është vendosur.


Mirëpo për shkak të nivelit të ujit në horizontin e 11, aktualisht nuk është duke u bërë flotacioni i xeheve.

Kryeshefi i minierës “TREPÇA” Enis Abdurahmani ka tregur se deri kur do të vazhdojë kjo gjendje.

Abdurahmani shprehet se industria e minierave vazhdimisht përballet me prishje të tilla për shkak të vjetërsisë së pajisjeve.

Për këtë ai fajtor e lë menaxhmentin dhe qeveritë e kaluara.


(Kosova Sot Online)