Arben Vitia tregon sa e kishte rrogën në spitalin privat ku punonte

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 13:41
Arben Vitia tregon sa e kishte rrogën në spitalin privat ku punonte

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për pozitën e tij dhe pagën në institucionin privat shëndetësor “Olive” para se të emërohej për herë të tretë në pozitën e ministrit të shëndetësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vitia ka thënë se pozita e tij në “Olive” ka qenë koordinator i cilësisë dhe se paga e tij ka qenë 3500 Euro bruto.

“Pozita ime ka qenë koordinator i cilësisë. Paga ime ka qenë 3500 Euro Bruto. Ju keni thënë se paga ka qenë mbi 5 mijë euro”, ka deklaruar Vitia, duke iu përgjigjur deputeti të PDK-së Bekim Haxhiu.

(Kosova Sot Online)