Ja cila është monedha më e falsifikuar në Kosovë

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 19:44
Ja cila është monedha më e falsifikuar në Kosovë

Për falsifikimin e shumtë numerik të monedhës 2 euroshe,  dyshohet tashmë nga shumëkush- individë dhe subjekte juridike (shitore tregtare dhe kompani shërbimesh), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Tani një kohë ka nisur edhe të refuzohet së pranuari nga shumë subjekte tregtare dhe shërbyese, por edhe nga qytetarë kosovarë, të ndikuar më shumë nga disa deklarata publike të përfaqësuesve të ndërmarrjeve publike shërbyese që ndodhën kohët e fundit.

Monedha me vlerë dy euro, e cila realisht është shumë e përdorshme në pothuajse shumicën e transaksioneve tregtare, sidomos në shitjen me pakicë në Kosovë, por edhe në kryerjen e shumë shërbimeve, ka javë, e mbase edhe muaj që është bërë problematike.

Dyshohet tashmë nga shumëkush- individë dhe subjekte juridike (shitore tregtare dhe kompani shërbimesh), për falsifikimin e shumtë numerik të kësaj monedhe. Dhe shi për këtë dyshim, tani një kohë ka nisur edhe të refuzohet së pranuari nga shumë subjekte tregtare dhe shërbyese, por edhe nga qytetarë kosovarë, të ndikuar më shumë nga disa deklarata publike të përfaqësuesve të ndërmarrjeve publike shërbyese që ndodhën kohët e fundit.

(Kosova Sot Online)