Polici e mbështet pas murit të riun, e godet me grushta e shqelma

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 12:57
Polici e mbështet pas murit të riun, e godet me grushta e shqelma

Një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati në Pogradec, përcjell “Kosova Sot Online”

Riza mësohet se prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai është transferuar nga Komisariati i Pogradecit në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Oficeri i policisë ka kërkuar një kemp, kërkesë e cila ende nuk është miratuar.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e një banese dhe nuk dihen arsye se pse e ka goditur.

Policia nuk ka jepur detaje lidhur me rastin e ndodhur.

(Kosova Sot Online)