Rama merr goditje nga partia e Thaçit/ Anëtari i kryesisë: Afera me McGonigal cenon marrëdhëniet me SHBA

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 14:01
Rama merr goditje nga partia e Thaçit/ Anëtari i kryesisë: Afera me McGonigal cenon marrëdhëniet me SHBA

I ftuar në 'KAFE SHQETO' në SYRI TV, analisti dhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, ka komentuar skandalin Rama-McGonigal. Sipas tij, bëhet fjalë për një lidhje shumë influente dhe nivele të larta të penetrimit apo rekrutimit brenda sistemit të sigurisë amerikane.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari tha se padyshim kjo gjë lë shije shumë të hidhur për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve tona sepse nga një vend aleat dhe kryeministri i një vendi aleat, kurrsesi nuk mund të pritej një sjellje e tillë përkundrejt institucioneve amerikane.

Gjithashtu analisti u shpreh se është dhe një lloj ironie pasi SHBA harxhojnë miliarda në vit për të mbajtur imazhin si simboli i demokracisë, kurse ne po shohim fatkeqësisht si institucionet amerikane të sigurisë po përdoren si instrumente për të dëmtuar demokracinë duke dëmtuar opozitën shqiptare.

Nurellari: Bëhet fjalë për një lidhje shumë influente dhe bëhet fjalë për lidhjet me të larta të penetrimit apo rekrutimit brenda sistemit të sigurisë amerikane dhe padyshim kjo gjë lë shije shumë të hidhur për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve tona, sepse nga një vend aleat dhe kryeministri i një vendi aleat, kurrsesi nuk mund të pritej një sjellje e tillë përkundrejt institucioneve amerikane.

Plus është dhe një lloj ironie pasi SHBA harxhojnë miliarda në vit për të përballuar demokracinë, për mbajtur imazhin si simboli i demokracisë ne po shohim fatkeqësisht si institucionet amerikane të sigurisë po përdoren si instrumenta për të dëmtuar demokracinë duke dëmtuar opozitën shqiptare siç e dimë edhe nga ajo që shprehet në akt-akuzë që është hetuar, investiguar dhe me gjasa është shantazhuar lideri i opozitës duke kushtëzuar sjelljen e tij dhe duke vënë në pikëpyetje eficencën e një opozite dinjitoze në Shqipëri.

Kjo është shumë e rëndë dhe padyshim që ambasada këtu dhe kushdo që do vijë ambasador do matet shumë herë për t’u sjellë dhe për të vepruar pasi kjo si çështje ka arritur nivelet më të larta dhe të shtetit amerikan.

(Kosova Sot Online)