A është përfshirë edhe Lugina në planin franko-gjerman?

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 09:12
A është përfshirë edhe Lugina në planin franko-gjerman?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në planin franko-gjerman nuk flitet për të drejtat e serbëve në Kosovë, por të drejtat e pakicave kombëtare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se nuk ka vetëm Kosova pakica kombëtare, por se ka pakica edhe në Serbi.

“Propozimi bazë ka 5 fjali preambulë dhe 10 nene. Në pikën e 10 thuhet pakicat kombëtare. Nuk thuhet në Kosovë por pakicat kombëtare në përgjithësi. Ka pakica edhe në Serbi. Numri i shqiptarëve atje është më i madh se sa i serëbve në Kosovë”, tha Kurti.

“Normalisht, sepse dy Gjermanitë kishin probleme mes pakicave ndërmjet vete. Nëse shkon në atë pikë kur dikush thotë se jemi sikur dy Gjermanitë, atëherë unë e ndjej veten francez. Nuk është hyrë në detaje. Por ka vetëm dy faqe. Janë 33 marrëveshje që janë bërë në Bruksel dhe në fjalinë e fundit thuhet se ato duhet zbatohen të gjitha. Por ato nuk janë as në rend kronologjik, as horizontal, as vertikal”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)