“McGonigal, qershia mbi tortë”- Deputeti i PD thirrje Kuvendit: Afroni 2 marsin se s’kemi asnjë garanci që kjo Qeveri s’do prodhojë tjetër skandal

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 15:57
“McGonigal, qershia mbi tortë”- Deputeti i PD thirrje Kuvendit: Afroni 2 marsin se s’kemi asnjë garanci që kjo Qeveri s’do prodhojë tjetër skandal

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj ka bërë thirrje që Kuvendi, të afrojë datën e mbajtjes së mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama (2 mars), për skandalin McGonigal të cilin e ka quajtur “qershia mbi tortë” e vitit 2023.

“Afroni 2 marsin se s’kemi asnjë garanci që kjo qeveri s’do prodhojë një skandal tjetër”, tha ai.

Fjala e Xhaferraj: A jeni të sigurt që deri më 2 mars nuk do shpërthejë ndonjë skandal tjetër që nuk do ndryshojë agjendën?

Kjo sjellje është vitrina e produktit që keni krijuar ju.

Mandaiti i tretë dhe viti 2023 është viti i skandaleve. Nënpunëse e AKSHI trafikim lëndësh narkotike, Alda Klosi qindra mijëra euro, skandali i kamerave, ku krimi merr pozicione shtetëtrore. Sekretai i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave kapet në abuzim e qershia mbi tortë MC Gonigal.

Afroni 2 marsin se s’kemi asnjë garanci që kjo qeveri s’do prodhojë një skandal tjetër.

(Kosova Sot Online)