I riu nga Turqia tregon se ende ka njerëz nën rrënoja

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 16:19
I riu nga Turqia tregon se ende ka njerëz nën rrënoja

35 vjeçari Doğan Özkan një prej vullnetarëve të kërkim-shpëtimit në Antakya të Hatay në Turqi tregon se ende ka njerëz nën rrënoja. 

Numri i viktimave është i frikshëm, por pamja e tmerrshme që ka marrë qyteti ka mbjellë trishtim në zemrat dhe sytë e të mbijetuarve.

“Nuk ka mbetur asgjë veç dëshpërimit që i ka kapluar të gjithë. Nuk ka asnjë ndërtesë të vetme të shfrytëzueshme pas tërmetit, gjysma e saj është shkatërruar dhe gjysma është dëmtuar në mënyrë që të mos përdoret”, tha ai ndërsa tregoi për reagimet e para të të mbiejtuarve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjithçka ndryshoi pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale. 35 vjeçari thotë se atë mëngjes për tërmetin ka mësuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Kurse familja e tij ndodhej në një zonë që u godit nga tërmeti.


“Familja ime ishte në Kajseri në rajonin ku u godit nga tërmeti, por nuk kishte asnjë dëmtim, megjithatë u desh të qëndronin jashtë për 3 ditë për siguri. Unë vetë jetoj në Kastamonu”, shtoi ai.

Jeta në Hatay është paralizuar pasi është një nga 10 qytetet turke të kthyera në fantazmë. Në sytë e të shpëtuarve nga rrënojat, i riu turk, rrëfen se ka mbetur vetëm dëshpërimi.  

(Kosova Sot Online)