Hoti - Muratit: Mos ma përmend emrin e mbiemrin

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 16:31
Hoti - Muratit: Mos ma përmend emrin e mbiemrin

S’ka mbetur asnjë deputet i opozitës që s’është fyer apo sharë nga ministri Hekuran Murati, la theksuar deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk e di a ka mbetë naj deputet i opozitës që nuk është fy e sha prej këtij ministri. Unë e lus që në diskutimet e ardhshme, mua me mu drejtu si deputeti i opozitës, deputeti i LDK’së, parafolësi. As mbiemrin, e as emrin mos ma përmend se ndjej fyerje kur del prej teje, beso. Unë po mundohem me gjet një zgjidhje, po ti nuk po lë hapësirë me të respektu as si njëri, se lërë më si ministër”, tha Hoti.

Për rritjen e çmimit të tatimit në pronë, Hoti tha se Murati e ka marrë vesh kur janë gjeneruar faturat sepse s’komunikon me asnjë prej Ministrisë.


“T’I s’kominikon me njëri të gjallë në ministri, Ti kurrë s’i ke mbledh krejt drejtorët me ditë çka po ndodh aty brenda. Ti e ke marrë vesh kur kanë fillu faturat me u gjeneru. Si mundesh me dalë në foltore me thanë e pavërteta e parë, e pavërteta e dytë…”, tha Hoti.

(Kosova Sot Online)