Gashi: Unë po e lus Haki Abazin që të shkojë në prokurori

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 18:46
Gashi: Unë po e lus Haki Abazin që të shkojë në prokurori

Askush nuk e di datën e vjedhjes së mostrave të Deharit, ka thënë avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh se këtë duhet ta thotë vetëm prokuroria pas një hetimi të mirëfilltë.

“Unë nuk besoj që askush mund ta dijë datën e saktë se kur janë zhukur, apo marrë nga frigoriferat e Institutit të Mjekësisë Ligjore, motrat biologjike të Astrit Dehari, që janë gjaku dhe mostrat e tjera, besoj që këtë duhet ta thotë vetëm prokuroria pas një hetimi të mirëfilltë dhe ne nuk e dimë saktësisht datën kur këto janë zhdukur”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Gashi gjithashtu i ka bërë thirrje deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, që të shkojë në prokurori dhe t’i jap të gjitha provat.


“Unë po e lus z.Haki Abazin që të shkojë në prokurori të hënën, sepse edhe ashtu prokurori do ta thërras dhe t’i jap të gjitha provat që i ka, pa marrë parasysh se kush mund të qëndrojë prapa tyre, por jo që të bëjë kampanjë politike, sepse nuk është problemi i dëmtimit të subjektit politik, kjo është çështja më e vogël”, u shpreh tutje Gashi.


(Kosova Sot Online)