Fushë Kosovë: Babai raporton në polici se i janë zhdukur dy fëmijët e tij, nuk e di se ku i ka

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 11:14
Fushë Kosovë: Babai raporton në polici se i janë zhdukur dy fëmijët e tij, nuk e di se ku i ka

Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR-Fushë Kosovë 15.02.2023-18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)