Bogujevci në 15 vjetorin e Pavarësisë tregon se është në pritje të fëmijës së parë

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 14:39
Bogujevci në 15 vjetorin e Pavarësisë tregon se është në pritje të fëmijës së parë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se ndjehet e nderuar që i shërben Kosovës, duke thënë se dashuria për atdheun është pa kushte, transmeton “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Bogujevci tregoi se ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të parë.

“Është nder që së pari t’i shërbej vendit tim, dhe të jem këtu për të shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Lirinë e mbërrijnë ata popuj që luftojnë për të, demokracinë e kanë ata që rezistojnë për të. Pavarësia jonë është thelbi i këtyre dy përpjekjeve madhore”, ka thënë Bogujevci.

“Na takon të gjithëve që t’ia themi qartë fëmijëve tanë se për atdheun dashuria është pa kushte dhe shërbimi pa interes”, tha Bogujevci.

“Me zemër tek rinia dhe fëmijët betohem këtu, së bashku me ju për punë dhe përkushtim për atdheun tonë, për Republikën e Kosovës. Qoftë çdo çast trashëgimi e drejtë dhe e duhur për ata që do vijnë pas nesh. Këtë e kuptoj tani shumë më mirë kur pres të bëhem dhe nënë. Urime përvjetori i 15 i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Bogujevci.

(Kosova Sot Online)