Macron tregon a ka ardhur ende koha për dialog

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 18:41
Macron tregon a ka ardhur ende koha për dialog

Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Monako, ka theksuar se askush nuk mund të ndryshojë gjeografinë e Rusisë dhe askush nuk mund të ndryshojë faktin që Rusia është pjesë e Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Paqe në Evropë mund të ketë vetëm nëse ka një përgjigje për çështjen ruse. Unë gjithmonë kam paralajmëruar se nuk duhet të jemi naivë dhe t’i marrim situatat lehtë”, tha Macron.

“Ne duhet të vazhdojmë dialogun aty ku është e mundur. Edhe nëse nuk është ende koha për dialog”, shtoi ai.

“Ne jemi gati të bëjmë një përpjekje, por jemi gjithashtu të gatshëm t’i rezistojmë një konflikti më të gjatë. Në afat të shkurtër është e qartë se Rusia nuk mund të fitojë dhe agresioni i saj duhet të dështojë”, theksoi Macron.


(Kosova Sot Online)