Kurti udhëton drejt Gjermanisë

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 21:42
Kurti udhëton drejt Gjermanisë

Sonte për në Mynih të Gjermanisë, ka udhëtuar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ai do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media të ZKM’së.

Në këtë konferencë do të bëhen diskutime për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman, u bë e ditur nga Qeveria Gjermane.

“Duke pasur parasysh reagimet e fundit ndaj këtij propozimi, ne presim me padurim diskutimet në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut për ta çuar përpara këtë iniciativë”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

Në kuadër të kësaj konference, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë.


Konferenca e Sigurisë në Mynih nis sot më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.


(Kosova Sot Online)