Sërish mrekulli nga rrënojat në Turqi/ Nxirren të gjallë tre persona

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 12:31
Sërish mrekulli nga rrënojat në Turqi/ Nxirren të gjallë tre persona

Tre persona janë shpëtuar dhe janë nxjerrur nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qytetin Hatay pas 296 orësh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mes ktyre ishte një fëmijë.

Ekipet u intensifikuan në zonën e identifikuar në rrënoja dhe 296 orë pas tërmetit shpëtuan një grua, një burrë dhe një fëmijë.

Të lënduarit u dërguan në spital me ambulance për trajtim mjekësor.

( Kosova Sot Online)