Ky është moti gjatë javës së fundit të shkurtit

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 14:14
Ky është moti gjatë javës së fundit të shkurtit

Mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell  pritet gjatë javës së fundit të shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

19.02.2023 – Java e fundit e shkurtit në përgjithësi do të karakterizohet me mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell dhe kthjellime.  Të hënën do të ketë kalime vransirash që edhe mund të shfaqin kushte për ndonjë rigë lokale shiu, apo edhe rrebesh bore krejt në vise të larta malore.

Vransira do të ketë edhe ditën e premte, kur mund të shoqërohen me riga lokale shiu.

Në ditët vijuese rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror do të ketë kryesisht orëve të mbrëmjes, që në disa stacione edhe çon indeksin në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.  Gjatë ditës indeksi kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme.

20.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës.  Mundësi për riga lokale shiu.

21.02 – Ngrohtë me kthjellime e diell.

22.02 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

23.02 – Ngrohtë e kryesisht me diell.  Pasdite vransira kalimtare.

24.02 – Mbetete ngrohtë.  Kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, ndërsa maksimalet pas një rënie të lehtë ditën e hënë në 11C e 12C, nga dita e martë shënojnë rritje në 15C e 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 1-10m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht zbret në vlera normale.

(Kosova Sot Online)