Misteri i origjinës së parave të Klosit! Ish-zyrtarja merret në pyetje në burg: Vetëm 120 mijë eurot janë të miat!

  • S.A /
  • 20 February 2023 - 10:00
Misteri i origjinës së parave të Klosit! Ish-zyrtarja merret në pyetje në burg: Vetëm 120 mijë eurot janë të miat!

Origjina e parave të Alda Klosit mbetet ende mister. Ish-zyrtarja dhe djali i pastrueses Havier Hobi janë marrë në pyetje, por asnjë e re nuk është zbuluar nga dëshmia e tyre. Klosi i ka qëndruar dëshmisë së saj të mëparshme, ndërkohë që Havier Dobi i qëndron deklarimeve të nënës së tij, që pretendon se 400 mijë eurot ia ka dhënë Klosi.

Ish-zyrtarja Alda Klosi është marrë në pyetje në ambientet e burgut 325, aty ku ndodhet që prej arrestimi. Kjo është hera e parë që Klosi pyetet nga oficerët e policisë gjyqësore që prej momentit të arrestimit, pasi Klosi shfaqi edhe probleme kardiake dhe u shtrua disa ditë në spital. Në dëshminë që është marrë të enjten e 16 shkurtit, Klosi i ka qëndruar pretendimeve të mëparshme se pastruesja Rozerta Dobi i ka vjedhur nga shtëpia 120 mijë eurot, ndërsa pjesa tjetër e parave që pastrueses iu gjetën në tubin e aspirimit, 400 mijë euro thotë se nuk janë të saj. Mediat raportojnë se Klosi ka thënë para hetuesve se paratë janë të xhaxhit të saj, ndonëse bie në kontradikte me dëshminë që i vëllai saj ka thënë në fillim se paratë ia ka marrë ai një biznesmeni.

Dëshmia e Klosit bie në kontradiktë të plotë me deshmine e pastrueses, e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka thënë se të gjitha paratë, si shumën prej 120 mijë eurosh edhe 400 mijë eurot i ka marrë në shtëpinë e Klosit, pasi ka qenë kjo e fundit që ia ka dhënë për t’i ruajtur për shkak të konflikteve që ka pasur me ish-bashkëshortin. Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt akuzohet për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë ”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Nga ana tjetër është marrë në pyetje edhe djali i pastrueses, Havir Dobi, i cili në dëshminë e tij ka qëndruar në të njëjtën linjë me nënën. Ai thotë se të gjitha paratë i përkasin Alda Klosit dhe se nëna e tij i ka marrë ato me urdhër të saj. Ai ka thënë se teksa mamaja ka marrë paratë se ia ka kërkuar Klosi, ai e ka pritur poshtë pallatit me makinë.

Gjykata vendosi ta lërë në masën “arrest në burg” Alda Klosin deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë mbrojtja e Klosit i është drejtuar Gjykatës së Apelit per te ndryshuar masën e sigurisë. Ish zyrtarja pasi ka qëndruar disa dite ne QSUT është transferuar për në paraburgimin 325 me kryeqytet ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve ne rast se apeli nuk vendos ti zbusë masën e sigurisë. © SYRI.net

(Kosova Sot Online )