Plagoset me armë zjarri 32 vjeçari në banesën e tij

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 15:53
Plagoset me armë zjarri 32 vjeçari në banesën e tij

Një 32 vjeçar dyshohet se është palgosur me armë zjarri në banesën e tij në rrethana të paqarta, sot në Shkodër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore me një plagë të lehtë në këmbë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

(Kosova Sot Online)