Osmani bisedon me Steinmeier, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 14:53
Osmani bisedon me Steinmeier, zbulohet arsyeja

Me homologun e saj gjerman, Frank Walter Steinmeier, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njofton Presidenca “konsultimet dhe koordinimet e vazhdueshme me homologë të shteteve aleate”.

Në këtë bisedë të dy presidentët kanë folur edhe për dialogun me Serbinë dhe janë pajtuar se aktualisht ekziston një momentum i veçantë  shkaku i propozimit evropian që e përkrah edhe SHBA-ja.

Shefja e shtetit të Kosovës ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Osmani e ka falënderuar Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë karshi integrimit të plotë të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, ndërkaq ka potencuar rëndësinë e ecjes përpara me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës


(Kosova Sot Online)