Njoftim i rëndësishëm nga Byroja Kosovare e Sigurimit, vlen edhe për bashkatdhetarët

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 10:36
Njoftim i rëndësishëm nga Byroja Kosovare e Sigurimit, vlen edhe për bashkatdhetarët

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton të gjithë bashkatdhetarët, respektivisht policë mbajtësit se në kuptim të nenit 41 të ligjit numër 05/L-132 për Automjete, mjeti i regjistruar në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, mund të marrë pjesë në trafikun rrugor të Kosovës jo me gjatë se 3 muaj nga data e hyrjes në Kosovë, pavarësisht se vlefshmëria e policës së sigurimit mund të jetë më e gjatë, transmeton "Kosova Sot Online".

Byroja Kosovare e Sigurimit apelon të bashkatdhetarët që të respektojnë ligjin pasi që në të kundërtën sipas pikës 5 të nenit 41 parashihet gjobë ndaj qytetareve që bien ndesh me ligjin.

(Kosova Sot Online)