"Martin Berishaj na ka gënjyer", Selmanaj: Nesër dorëzoj kallëzim penal ndaj tij

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 14:44

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, thotë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka gënjyer gjatë raportimit të tij në Kuvend, transmeton “Kosova Sot Online”.

Selmanaj, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Hetimor Parlamentar, ka thënë se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Berishajt për deklarim të rrejshëm nën betim.

“Unë e pyeta Berishajn] çka ka lidhje një doktor i shkencave politike me tregtimin e energjisë. Ai thotë: unë e kam konsultuar në cështjet strategjiko-politike të tregtimit të energjisë. Merreni me mend. Një person i vetëm, me shkencat politike, është këshilltari më i rëndësishëm i GEN-it të Beogradit dhe i merr paratë nga ta dhe nuk e dimë pse”, ka thënë Selmanaj.

(Kosova Sot Online)