Sot varroset Pëllumb Islami që u vra aksidentalisht, motra: Zoti nuk ishte me të

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 10:41
Sot varroset Pëllumb Islami që u vra aksidentalisht, motra: Zoti nuk ishte me të

39-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami, që mbeti i vdekur aksidentalisht në një lokal në Athinë, sot do të varroset në vendlindjen e tij, në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Motra e të ndjerit është shprehur se vëllai ka qenë një person i mirë dhe se ende nuk e dinë saktë se çfarë ka ndodhur.

“Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë. Ne ende nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur”, tha për mediat greke motra e tij.

“Ai kishte shkuar për të parë ndeshjen dhe aty, fatkeqësisht Zoti nuk ishte me të. Vëllai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën, saktësisht se çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)