
I doli lopa në rrugë, motorristi humb kontrollin dhe aksidentohet, në gjendje kritike niset me urgjencë në spital

Në aksin rrugor Lezhë-Balldre ka ndodhur një aksident ku një person ka mbetur i plagosur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Aksidenti ka ndodhur për shkak se një lopë ka dalë në rrugë dhe në tentativë për ta shmangur, drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.
Ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
(Kosova Sot Online)