Konjufca: Ne e kishim një diktator si Millosheviqi dhe ju ukrainas e keni të njëjtin, ndonëse me një fuqi më të madhe

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 14:38
Konjufca: Ne e kishim një diktator si Millosheviqi dhe ju ukrainas e keni të njëjtin, ndonëse me një fuqi më të madhe

Sot është njëvjetori i invazionit rus në Ukrainë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se që nga ditët e para, Kosova i ka dhënë mbështetje popullit ukrainas dhe se Kosova ka shprehur gatishmëri për të pranuar qytetarë nga Ukraina.

“Sot po bëhen një vit kur e gjithë bota mbarë u shokua nga agresioni rus mbi Ukrainën. U bën një vit dhe gjatë këtij viti jemi dëshmitar të një qëndrese të paepur të popullit ukrainas ndaj agresionit rus.

“Ne e kishim një diktator si Millosheviqi dhe ju ukrainas e keni të njëjtin, ndonëse me një fuqi më të madhe siç është federata ruse”, u shpreh Konjufca.

(Kosova Sot Online)