Gashi: Martin Berishaj është në Prishtinë

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 17:42
Gashi: Martin Berishaj është në Prishtinë

Martin Berishaj është në Prishtinëm ka njoftuar avokati Tomë Gashi. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai gjithashtu ka thënë se Berisha është i gatshëm në çdo moment për të dhënë sqarime në Prokurori.

“Drejtesia nuk bëhet me presion. Drejtësia bëhet me fakte. Për ata që gjithmonë vonohen. Unë po i njoftoj ata se qysh me 21-01-2023, i jam drejtuar Prokurorise Speciale të Republikës së Kosovës duke njoftuar Prokurorinë se z. Berishaj është në Prishtinë dhe se në çdo moment ai është i gatshëm për të dhënë sqarime në Prokurori. Martini nuk ka se çfarë të fshehë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)