Ja sa ushtarë rusë vdesin çdo ditë

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 22:50
Ja sa ushtarë rusë vdesin çdo ditë

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka sakrifikuar ushtarët e tij për arsye egoiste.

“Rrëmbimi i tokës së tij në Ukrainën lindore dhe jugore tregon se zemra e tij është e vendosur në zgjerimin perandorak, megjithatë 800 ushtarë rusë vdesin në ditë për ambiciet e tij të pashpresë,” tha Cleverly gjatë një sesioni special të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ata po paguajnë për egon e tij me jetën e tyre”, theksoi Cleverly.

”Britania e Madhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të vazhduar të ndihmojë Kievin. Mbështetja jonë për Ukrainën nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e kufizuar në kohë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)