Arrestohet gjilanasi i cili banesën e njëjtë ia shiti dy personave

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 10:10
Arrestohet gjilanasi i cili banesën e njëjtë ia shiti dy personave

Në Gjilan, ka ndodhur një rast i mashtrimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se një person ia ka shitur banesën e njëjtë, në periudha të ndryshme kohore, dy personave.

I dyshuari pas arrestimit, është intervistuar dhe e ka pranuar veprën.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“MASHTRIM- Rr. Idriz Seferi , Gjilan NN.2014 – N:N. Me  25.02.2023-15:45, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shitur banesën e njëjtë,  në përudha kohore të ndryshme, dy viktimave meshkuj kosovar. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën në tersi dhe me vendim të prokurorit i njëjti  është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)