Kurti pranon letër të përbashkët nga Macron, Scholz e Meloni

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 13:37
Kurti pranon letër të përbashkët nga Macron, Scholz e Meloni

Në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këtë letër, ata kanë “mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian”.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives Evropiane të vendit”, thuhet në letër.

Image

(Kosova Sot Online)