"Nëse Vuçiq e pranon marrëveshjen, do të bëjë tradhti të lartë"

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 11:01

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, ka thënë se nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot e pranon planin sipas të cilit Kosova “do të bëhet” shtet, ai do të bëjë tradhti të lartë, më të madhe që ka përjetuar Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte një fatkeqësi kombëtare, ka theksuar Jeremiq në një editorial në portalin Nova.rs.

“Pavarësisht gjithë propagandave me të cilat po përpiqen të mbulojnë këtë, çështja është shumë e thjeshtë. Duke qenë se Serbia është shtet, nëse pajtohet për barazi me Kosovën, do të pranonte pa mëdyshje që edhe Kosova është shtet. Qëndrimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare mund të figuroj ose jo shprehimisht në marrëveshje, por kjo nuk bën dallim”, ka thënë Jeremiq.

(Kosova Sot Online)