Hovenier: Kosova është bërë shtëpi për ukrainasit

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 17:33
Hovenier: Kosova është bërë shtëpi për ukrainasit

Në një vjetorin e agresionit rus në Ukrainë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka mbajtur ligjëratë në Fakultetin Juridik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori Hovenier, në ligjëratën e tij për studentët e drejtësisë dhe të pranishmëve të tjerë, vlerësoi pozicionin e Kosovës karshi pushtimit rus në Ukrainë.

“Kosova është bërë shtëpi për ukrainasit – aktualisht janë rreth 12 gazetarë që janë vendosur këtu. Ju keni qëndruar përkrah nesh lidhur me regjimin e sanksioneve. Keni dhënë aq sa keni pasur mundësi – rroba, kampanja për ngritje të fondeve e shumëçka tjetër. Këto veprime mund të duken akte të vogla, por kur bashkohen me të tjerat – krijojnë diçka shumë të madhe”, theksoi ambasadori Hovenier.

(Kosova Sot Online)