Ramabaja: Borrell, Lajçak dhe Vuçiq ishin kundër Kurtit

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 21:46
Ramabaja: Borrell, Lajçak dhe Vuçiq ishin kundër Kurtit

Për takimin trilateral të mbajtur sot në Bruksel, ku u dakordua për planin franko-gjerman, ka folur Sadri Ramabaja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se palët janë pajtuar për planin franko-gjerman, por që do të diskutohet në takime të ardhshme për modalitete të zbatimit të planit. Ai premtoi se marrëveshja eventuale do të largojë barrierat në mes të shteteve dhe do të sjellë investime të reja evropiane në rajon.

Ramabaja ka një version për atë që ndodhi gjatë takimit.

“Takimi nuk ishte i barabartë. Lajcak dhe Borrell ishin të anshëm, tri palë kundër një pale”, thotë Rambaja.

Ai shtoi se e konsideron si fitore të Kurtit arritjen e marrëveshjes.

(Kosova Sot Online)