Escobar: Ende kemi shumë punë për të bërë

  • A P /
  • 27 February 2023 - 22:02
Escobar: Ende kemi shumë punë për të bërë

Rreth takimit të sotëm disaorësh, mes kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, emisari i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë një koment, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Teksa me të dalë nga objekti ku zhvillohen punimit në Bruksel, ai është shprehur shkurtimisht, se ”ende ka shumë punë për të bërë”, rreth çështjes së marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ende shumë punë për të bërë. Ne do të bëjmë shumë më tepër në konferencën për shtyp nesër, por tani për tani kemi ende shumë punë për të bërë. Ne do te bisedojmë nesër.”, tha ai.

Ai  bëri të ditur më tej se më shumë detaje do jepen në një konferencë të nesërme të aranzhuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, të njëjtën të cilën e kanë bërë të ditur edhe Ambasada Amerikane përmes një njoftimi për media.

Escobar kujtojmë se qe sot në Bruksel dhe u takua ndaras, me Kurtin dhe Vuçiqin, para përballjes së takimit trepalësh që do niste nga ora 17.15 por që rezultoi pa një marrëveshje të zyrtarizuar përveç miratimit gojor të propozimit evropian.

(Kosova Sot Online)