Bërnabiq: Besueshmëria e BE-së varet nga fati i Asociacionit

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 16:06
Bërnabiq: Besueshmëria e BE-së varet nga fati i Asociacionit

Besueshmëria e BE-së varet nga fati i Asociacionit, duke shtuar se Asociacioni duhet të jetë në agjendë, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të hënën në Bruksel është takuar kryeministri Albin Kurtin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq – sipas BE-së është shënuar progres.

Ndërkaq sot politikanët serbë menjëherë e kanë kthyer temën në të cilën insistojnë, Asociacionin.

“Për sa i përket integrimit në BE, bashkëpunimit rajonal dhe një rajoni të qëndrueshëm dhe paqësor, sigurisht pika numër një është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë moment, Asociacioni duhet të jetë realisht në agjendë”, tha Bërnabiq. 

(Kosova Sot Online)