Peci: Isa Mustafa na e la asociacionin

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 22:35
Peci: Isa Mustafa na e la asociacionin

Ndaj ish-kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit e sfidoi presidenten Vjosa Osmani,  që të tregojë se a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo, ka reaguar bashkëkryetari i Listës Guxo, Faton Peci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Peci përmes një shkrimi në Facebook, i drejtohet Mustafës si shkelëzi i 23-fishtë i Kushtetutës së Kosovës.

Madje thotë se Asociacionin e la Mustafa.

“Më mirë se ti Isa Mustafa askush nuk e di se çfarë do të thotë Asociacioni dhe çfarë thonë edhe nenet specifike, thjesht sepse ti je kumbara i Asociacionit.

Si një ekonomist i vetë-shitur, mbase e kupton që me logjikën e ekonomisë së tregut, të ka skadu qëndrimi në politikë dhe atë pas ndëshkimit nga vota qytetare. Si një qytetar në pension, ke kohë të reflektosh prapa dhe ta konfirmosh se Asociacioni dhe çfarëdo zhvillimi në raport me situatën aktuale politike e kemi trashëgim nga ti dhe shokët e tu.

Monitoroje tensionin, sepse Asociacionin na e le ti, e gjetëm këtu”, shkroi Peci.

(Kosova Sot Online)