Kosovarja që pajtoi 112 gjaqe, flet për rastin e faljes mes dy vëllezërve, “Ka pasur shumë lot”

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 12:14
Kosovarja që pajtoi 112 gjaqe, flet për rastin e faljes mes dy vëllezërve, “Ka pasur shumë lot”

Mirvete Klaiqi Rashiti është aktivitja nga Kosova që pajtoi 112 gjaqe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirvetja në një emsion ka treguar një rast të dhimbshëm, ku vëllai kishte vrarë vëllain për çështje pronash dhe me ndihmën e saj pas 30 vitesh familjet e falën gjakun dhe u takuan me njëra-tjetrën.

Rashiti ka shtuar se si vajzë e re që ishte, merrte shumë respekt dhe dashuri nga të gjitha familjet.

“Pajtimi i gjaqeve në Kosovë konsiderohet si një ndër periudhat më të bardha të historisë shqiptare. Hasmëritë disavjeçare morën fund me një procedurë të tillë, ku është dashur dhembshuria, mbijetesa dhe solidariteti. Më 2 shkurt të vitit 1990 nisi ky aksion humanitar i faljeve të gjaqeve. Në atë kohë unë isha studente në Universitetin Filozofik dega Histori në Prishtinë. Më pas kjo mori përmasa të gjera për afrimin e familjeve disavjeçare. Si vajzë e re që isha merrja shumë respekt dhe dashuri nga të gjitha familjet. Ndjenin se kishin trokitur në shtëpitë e tyre për t’i liruar nga një brengë shumë e madhe. Vetëm personat që kanë marr pjesë në pajtimet e gjaqeve dhe ngatërresave i kuptojnë lotët e familjeve kur familjeve kur falnin gjakun. Kemi shumë raste, po do të veçoja një rast kur vëllai fal gjakun e vëllait te vëllai. Kjo ka qenë diçka që nuk ka mundur të paramendohet. Ishte në një fshat kur për një çështje prone ishin vrarë vëllezërit mes veteve. Ata ishin shpërngulur me një qytet dhe 2 të tjerë kishin në fshatin ku kishin jetuar. Mbas 30 vjetësh ne jemi afruar për t’i bashkuar si familje. Ka qenë një situatë shumë e dhimbshme, ka pasur shumë lot, sidomos kur u takuan nipërit dhe mbesat me njëra-tjetrën”, rrëfeu ajo e emocionuar.

(Kosova Sot Online)