“Edi Rama po fshihet në vrima për të mos dhënë llogari”

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 12:19
“Edi Rama po fshihet në vrima për të mos dhënë llogari”

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili ka reaguar nga kryesia e Kuvendit sëbashku me deputetin demokrat Oerd Bykykbashi pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për përjashtimin nga seancat plenare të ministres Elisa Spiropali, për shkak të gjuhës së përdorur ndaj demokratëve.

Vasili tha se gjuha e papërshtatshme e përdorur nga disa zyrtarë socialistë në Kuvend tregon standardin e tyre, të cilët sipas tij po mundohen të eliminojnë deputet e opozitës që kryeministri të mos japë llogari për çështjen “McGonigal”, por të fshihet.

Vasili tha se protestat kanë të vetmin objektiv rikthimin e ligjit në vend.

“Ju e dini më së miri që në parlamentin e Shqipërisë ne kemi pasur një kryeministër gojëpisët që e shndërroi parlamentin në një vatër të mafias, një ministër gojëpisët, një parlament që përdor fyerje ky kryeministër i drejtohet deputetit me palaço, ndërkohë për këta nuk ka dënime, të njëjtin provokim bën edhe Balla i grupit parlamentar të dini se këta janë dhunues të rregullores. Rasti i fundit me këtë Spiropalin se Don Kishotin e bëri shqiptar tregon më së miri se kush është standardi i tyre këta kanë iluzione që duke eliminuar fizikisht deputetët e opozitës në Kuvend, të mos thuhen të vërtetat.

Se kur përdor këto standarde nuk ke më fytyrë por ke surrat kjo erdhi ë Edi Rama të fshihet në vrima për të mos dhënë llogari për aferën “McGonigal”, për të mos parë në sy atë që bëri zyrën e kryeministrin çerdhe mafioze. Treshja Rama, Nikolla, Balla janë nën akuzë publike për marrjen nën kontroll të parlamentit, votojnë si duan por kanë vetëm një objekt dhe një tutor, mafien e oligarkët ndaj dhe protestat në parlament dhe kudo janë kanë vetëm një objekti, rikthim të ligjit. Vendimin për shpalljen e Spiropalit me etikë të jashtëzakonshme është standardi i Rilindjes”, tha Vasili.

(Kosova Sot Online)