Hoti: Albin Kurti pranoi Asociacion pa njohje

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 16:22
Hoti: Albin Kurti pranoi Asociacion pa njohje

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk është e favorshme për Kosovën, ka theksuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se nuk e di ku i ka pasur mend kryeministri Albin Kurti apo ka qenë në ndonjë zor të madh kur është dakorduar që pa njohje reciproke të pranojë formimin e Asociacionit, të jep aranzhime të vetëqeverisjes të komunitetit serb dhe t’i jep status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Sipas tij, dakordimi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në bazë të planit të BE-së më 27 shkurt në Bruksel, dëshmon se kryeministri Kurti është mashtrues tipik.


(Kosova Sot Online)