Për gjetjen e 19-vjeçares së zhdukur nga Kosova, kërkohet ndihma e qytetarëve

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 20:47
Për gjetjen e 19-vjeçares së zhdukur nga Kosova, kërkohet ndihma e qytetarëve

Për gjetjen e 19-vjeçares së zhdukur, Viktorija (Gjergj) Gojani, policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është: VIKTORIJA (Gjergj) GOJANI  e lindur me 10.05.2003  në Beograd-Serbi“, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


(Kosova Sot Online)