Sveçla jep detaje për dy serbë të pla'gosur

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 21:06
Sveçla jep detaje për dy serbë të pla'gosur

Raportohet se dy serbë në Mitrovicën e Veriut kanë mbetur të plagosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se policia ka dyshime për dorasin e këtij akti, për të cilin thotë se gjithashtu është i nacionalitetit serb dhe pjesëtarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)