Kush e vizitoi Astrit Deharin në burg?

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 08:18
Kush e vizitoi Astrit Deharin në burg?

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Dehari, ka treguar emrat e shokëve të Astrit Deharit, të cilët e kanë vizituar atë në burgun e Prizrenit, transmeton “Kosova Sot Online”.

Dehari ka thënë se katër vizitat e para i kanë bërë familjarët.

Vizitat e miqve, sipas saj kanë filluar tek pas tri vizitave të familjarëve.

“Katër vizitat e para i kemi bërë vetëm familjarët, nuk e kemi ditë që mundemi të marrim të tjerë. Vizitën e katërt, Astriti na tha se katër persona pa marrë parasysh a janë familjarë apo jo”, ka thënë ajo.

“Në atë vizitë ka qenë Egzon Balaj… në vizitën e dytë ka qenë Emrush Xhemajli, pastaj Hekuran Myrtaj, vizitën e radhës Max Brym, është një gjerman që ka punuar me Arbënorin, e ka njohur Astritin”, ka vijuar ajo në një intervistë.

(Kosova Sot Online)