Vuçiq tregon se çka foli me Hill-in për Kosovën, " U pajtuam që formimi i Asociacionit është prioritet"

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 12:47
Vuçiq tregon se çka foli me Hill-in për Kosovën,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar rreth Asociacionit, duke thënë se është primare.

“U pajtuam që formimi i Asociacionit është prioritet, por edhe se duhet shumë më tepër përpjekje, punë dhe biseda për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”, ka shkruar Vuçiç.

Vuçiç ka treguar se ai është ftuar të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë me ftesë të presidentit Joe Biden.

(Kosova Sot Online)