‘Rama do të vrasë demokracinë’/ Aulon Kalaja: Çdo pushtet që shkel ligjin, nuk quhet qeveri, por mafia

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 13:56
‘Rama do të vrasë demokracinë’/ Aulon Kalaja: Çdo pushtet që shkel ligjin, nuk quhet qeveri, por mafia

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka hapur protestën e opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë, ku ka ngritur alarmin se është vendosur në pikëpyetje ekzisntenca jonë.

‘Qeverisemi nga dikush që është i palidhur dhe i pakushtëzuar nga ligji. Nga dikush me parime bizantine dhe ajo që i pëlqen këtij, ka fuqinë e ligjit. Çdo pushtet buron prej Kryeministrit. Por agjenda e tij ka avancuar. Grabitja është tejkaluar. Ai është hedhur në ekspansion për të vrarë demokracinë’, theksoi Kalaja në fjalën e tij.

Kalaja: Nuk do t’a kisha besuar që do mblidheshim këtu, ku na është vendosur në pikëpyetje ekzisntenca jonë. Motra dhe vëllezër, demoracia e atdheut është në rrezik.

E faji është edhe i joni. Heshtëm kur duhej bërtitur. Ulëm sytë, kur koka duhej ngritur. Nuk u cuam, kur duhej kryengritje.

Qeverisemi nga dikush që është i palidhur dhe i pakushtëzuar nga ligji. Nga dikush me parime bizantine dhe ajo që i pëlqen këtij, ka fuqinë e ligjit. Çdo pushtet buron prej Kryeministrit. Por agjenda e tij ka avancuar. Grabitja është tejkaluar. Ai është hedhur në ekspansion për të vrarë demokracinë.

Demokraci pa institucione të pavarura nuk ka. Kjo quhet diktaturë. Çdo pushtet që shkel ligjin, nuk quhet qeveri, por MAFIA.

Ju lëmsh nëpërkash që sundoni këtë vend prej dekade, e që asgjë nuk ju lidh me patriotizmin! Të jesh patriot për një gjerman, do të thotë të mos e vjedhësh Gjermaninë. Prandaj qytetarët pyesin: “A jeni hajdut ju zoti Kryeministër?! A jeni ju, një korruptues i madh?!”

Sipas teje, demokracia është 2 ujqër dhe 1 qingj që votojnë se çfarë do hanë për darkë. Sigurisht, 2 ujqërit jeni ju dhe Soros. Ndërsa qingji, jemi ne. Jo, demokracia është dicka që ne e kemi ndërtuar dhe nuk do e lëmë pas dore, sepse e dimë që ti e shkatërron. Demokracia është një cështjë e dinjitetit njerëzor. Demokracia është pushteti i një populli të informuar.

Këta mendojnë se ne nuk kemi ideale për të sakrifikuar. Jo. Jo dhe jo. Gaboheni rëndë. Ne jemi në këmbë. Sepse sovraniteti buron nga qytetarët dhe i takon qytetarëve.

Mjerimi nuk është mungesa e ushqimit, por mungesa e demokracisë.

Prandaj le të mos bëhemi popull i mjerë. Sepse demokracia nuk është një sport për spektatorë, por qytetarë aktiv dhe të interesuar për fatet e tyre.

Kryeministër ju nuk mund të qeverisni me parimin “bukë dhe cirk”.

Na keni lidhur duart dhe këmbët, na keni lidhur sytë, por harroni se Luani nuk mund të bëhët kurban. Froni, është vendi i tij.

Na keni mbyllur në kafaz dhe po bëni prestigjatorin, por harroni se Ujkun nuk e kanë futur kurrë në cirk. Ai është i lirë. Përherë do jetë kështu.

Po largoni të rinjtë dhe na keni prerë krahët, por harroni se ne jemi bijtë Shqipes. Kemi lindur për të fluturuar lart. Po vjen dita pë tu kthyer në fole. Në Shqipërinë tonë.

Historia do tregojë për një piktor që u bë Kryeministër. Për një Kryeministër që u shndërrua në përbindesh, por nuk e mundi dot popullin e vet. Përballë do na kesh!

(Kosova Sot Online)