Kurti bisedë telefonike me senatorin amerikan Murphy

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 20:08
Kurti bisedë telefonike me senatorin amerikan Murphy

Sot një bisedë telefonike me senatorin amerikan Chris Murphy, e ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti përmes një cicërime në Twitter tha se me senatorin amerikan kanë biseduar për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë si dhe për renditjen e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023.

“Pata një telefonatë produktive këtë pasdite me Senatorin amerikan @ChrisMurphyCTduke diskutuar marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe njohjen e djeshme të Kosovës nga @vdeminstitute si vendi nr.1 i renditur në BB6 në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi Kurti.

(Kosova Sot Online)