Gjobë ndaj shoferit nga Kosova

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 21:26
Gjobë ndaj shoferit nga Kosova

Në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë, Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj,  ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.

(Kosova Sot Online)