Tre të vdekur nga granatimet ruse

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 16:03
Tre të vdekur nga granatimet ruse

Të paktën tre persona, duke përfshirë dy fëmijë, u vranë në granatimet ruse të një fshati në Kherson të Ukrainës.

“Fshati Poniativka i rajonit Kherson u granatua me bomba. Tre persona vdiqën”, tha shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, në një postim në Telegram, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Granatimet erdhën gjatë pasdites, sipas administratës ushtarake rajonale të Khersonit.

Të shtunën, një burrë 57-vjeçar u vra nga bombardimet ruse në fshatin Lvove të Khersonit, ku u dëmtuan gjithashtu disa shtëpi civilësh dhe Pallati i Kulturës i zonës.


(Kosova Sot Online)