U përmbys me traktor, vdes 60-vjeçari

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 08:47
U përmbys me traktor, vdes 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka vdekur pasi është përmbysur me traktor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dumberas, Gramsh.

Sipas policisë, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit.

(Kosova Sot Online)