Arrestohet 21-vjeçari pasi shqetësoi nxënësit tek një shkollë

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 16:22
Arrestohet  21-vjeçari pasi shqetësoi nxënësit tek një shkollë

Një 21-vjeçar nga Bulqiza u arrestua për shqetësim të nxënësve të një shkolle dhe për mosbindje të urdhrit të Policisë. Ai është futur me automjet brenda oborrit të një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit, ndërsa pas kësaj, strukturat ligjzbatuese janë vënë në lëvizje duke kryer edhe arrestimin e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Njoftimi i Policisë: 

Nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Xh., 21 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

Ky shtetas me automjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe më pas është larguar. Pas ndjekjes dhe ndalimit për verifikim ka rezultuar se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu ky shtetas me datë 01.03.2023, në Klos, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)