Presidentja Osmani pret ambasadorët e QUINT

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 19:05
Presidentja Osmani pret ambasadorët e QUINT

Ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë, gjegjësisht, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadorin Francës, Olivier Guérot, Zëvendës Shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara, Alyson Grunder, si dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, i ak pritur sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas një njoftimi për media theksohet se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë, hapat e mëtutjeshëm, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të  institucioneve të Republikës me aleatë.

Osmani potencoi se dakordimi rreth aneksit për zbatimin e marrëveshjes bazë duhet të ketë parasysh parimet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës rreth paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

“Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive karshi dialogut me Serbinë, dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për një proces i cili kontribuon në paqe, siguri dhe prosperitet të qëndrueshëm në vend e rajon”,tha Osmani.

(Kosova Sot Online)